Gjendet pas 10 ditësh trupi i 42-vjeçarit në Osum

Data

Pas dhjetë ditësh kërkime intensive, është gjetur në ujërat e lumit Osum trupi i pajetë i 42-vjeçarit Ilir Kurti, në zonën e njohur si “Ura e Blezënkës”, pranë Kanioneve të Osumit në Skrapar.

Sipas informacioneve, ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës më 20 shkurt. Në vendngjarje atë ditë u gjetën motori me të cilin lëvizte, sende personale dhe celulari, nga i cili rezulton se kishte dërguar një mesazh familjarëve para se të hynte në ujë.

Trupi u lokalizua nga efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut pas një operacioni kërkimor që zgjati 10 ditë.

Sipas familjarëve, 42-vjeçari kishte kaluar një periudhë të vështirë emocionale muajt e fundit. Autoritetet po vijojnë procedurat përkatëse lidhur me rastin.

Nëse dikush po kalon një periudhë të vështirë apo ndjen nevojë për mbështetje, është e rëndësishme të kërkojë ndihmë nga familjarët, miqtë apo profesionistë të shëndetit mendor. Ndihma dhe mbështetja janë gjithmonë të vlefshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related