Operacioni amerikano-izraelit në Iran, Trump: Regjimi iranian kërcënon drejtpërdrejt SHBA-në

Data

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi përmes një videoje në rrjetet sociale se Shtetet e Bashkuara kanë nisur një fushatë ushtarake në Iran.

Sipas tij, objektivi i operacionit është mbrojtja e popullit amerikan dhe eliminimi i kërcënimeve të menjëhershme që vijnë nga regjimi iranian. Trump theksoi se aktivitetet e Iranit rrezikojnë drejtpërdrejt SHBA-në, trupat amerikane, bazat jashtë vendit dhe aleatët në mbarë botën.

Në mesazhin 8-minutësh, ai akuzoi regjimin iranian për dekada armiqësie ndaj Shteteve të Bashkuara dhe për përfshirje në akte dhune, duke e cilësuar situatën si një kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë kombëtare amerikane.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related