Durim Bami kërkon transferim nga “313” drejt Fushë-Krujës

Data

I ekstraduar një ditë më parë nga Dubai, Durim Bami ka kërkuar të transferohet nga IEVP “313” në Tiranë drejt burgut të Fushë-Krujës, me arsyetimin se në institucionin aktual ndodhen persona që kanë qenë kundërshtarë të tij dhe që, sipas mbrojtjes, përbëjnë rrezik për jetën dhe integritetin e tij fizik.

Në kërkesën drejtuar Drejtorisë së Burgjeve theksohet se prania e këtyre personave në të njëjtin ambient krijon rrezik real dhe serioz, ndërsa administrata ka detyrim të garantojë sigurinë e çdo të paraburgosuri.

Bami ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën “arrest në burg” për veprat penale:

  • Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje
  • Grup i strukturuar kriminal
  • Kultivim i bimëve narkotike
  • Kryerje e veprave penale nga organizatë kriminale

Ai akuzohet, mes të tjerash, për përfshirje në plane eliminimi ndaj kundërshtarëve, si dhe për drejtimin dhe financimin e një grupi që kultivonte kanabis në zonën e Niklës dhe Bubqit gjatë viteve 2019–2020.

Bami pritet të dalë para gjykatës për verifikim të masës së sigurisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related