Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dëshmoi para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, duke deklaruar se nuk ka parë dhe nuk ka bërë asgjë të gabuar në lidhje me Jeffrey Epstein.
Clinton tha se nuk kishte dijeni për krimet e kryera nga Epstein dhe se, nëse do të kishte pasur indicie, do ta kishte denoncuar vetë. Ai theksoi se nuk ka parë asgjë që t’i jepte arsye për shqetësim dhe se kontaktet me financierin kishin përfunduar shumë kohë përpara se çështja të bëhej publike.
Gjatë dëshmisë, ai mbrojti edhe Hillary Clinton, duke theksuar se ajo nuk kishte udhëtuar me Epstein dhe nuk kishte vizituar pronat e tij. Clinton e cilësoi të padrejtë përfshirjen e saj në seancat e marrjes në pyetje.
Deklaratat e tij vijnë pas publikimit të dokumenteve të reja që lidhen me çështjen Epstein, e cila ka shkaktuar reagime të forta në SHBA dhe më gjerë.
