Bastiset banesa e vëllait të Milo Gjukanoviç në Podgoricë

Data

Policia e Malit të Zi ka rrethuar një banesë në qendër të Podgoricës, ku jeton biznesmeni Aco Gjukanoviç, vëllai i ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të vendit, Milo Gjukanoviç.

Sipas mediave vendase, inspektorët pritet të kryejnë kontroll të pronave të tij, ndërsa një pjesë e rrugës në zonë është mbyllur për qarkullimin e automjeteve.

Më herët, në shtator 2023, Qendra Malazeze për Gazetari Investigative kishte raportuar se Aco Gjukanoviç ishte zhvendosur në Luksemburg pas zgjedhjeve të vitit 2020, ku kishte nisur projekte të reja biznesi.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi arsyet e kontrollit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related