Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi se protesta kombëtare e nesërme do të jetë ndryshe nga tubimet e mëparshme të opozitës.
I ftuar në një studio televizive, ai u shpreh se do të ketë përshkallëzim të aksionit opozitar dhe forma të ndryshme të shprehjes së revoltës qytetare. Sipas Balliut, protesta vijon si pjesë e një strategjie më të gjerë të opozitës për të rritur presionin ndaj qeverisë.
Ai nuk dha detaje konkrete mbi mënyrën e organizimit, por theksoi se tubimi do të sjellë zhvillime të reja krahasuar me protestat e fundit.
