“Parlamenti bosh”, Braçe ironizon në seancë: Diskutojmë për arsimin, por mungon ministrja Kumbaro

Data

Deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar mungesën e ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, gjatë diskutimeve në Kuvend për projektligjin që lidhet me arsimin.

Gjatë seancës plenare, salla e Parlamentit ishte pothuajse bosh, pasi shumë deputetë dhe ministra nuk ishin të pranishëm në momentin e debatit.

Braçe tha se është e papranueshme që të diskutohet për një çështje kaq të rëndësishme si arsimi, ndërkohë që mungojnë përfaqësuesit kryesorë të qeverisë.

“Ky parlament ka probleme të mëdha me arsimin. Të diskutohet për një çështje kaq të rëndësishme dhe salla të jetë bosh për shumicën e kohës reflekton shumë. Të mungojë edhe ministrja e Arsimit pastaj, është problem akoma më i madh,” deklaroi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related