Këlliçi: “Balluku ruan komandën, Rama nën hyqmin e saj”

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se vijon të jetë nën ndikimin e Belinda Ballukut, pavarësisht largimit formal të saj nga posti.

Në një reagim në rrjetet sociale, Këlliçi shprehet se Balluku ka ruajtur kontrollin mbi sektorët kyç si energjetika dhe infrastruktura, ku sipas tij përqendrohen kontratat, koncesionet dhe tenderat më të mëdhenj financiarë.

Ai pretendon se edhe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Financë, ndikimi i saj mbetet i pranishëm përmes emërimeve të personave të afërt. Sipas Këlliçit, lëvizjet e fundit në qeveri janë të diktuara dhe jo rezultat i një analize politike apo administrative.

Në përfundim të reagimit, deputeti i opozitës u bën thirrje mbështetësve të bashkohen në një tubim në Bulevard, duke e cilësuar situatën si dëshmi të një qeverisjeje të kapur nga interesat dhe aferat korruptive.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related