Banorët e Tërpanit bllokojnë aksin nacional: “Na është mbyllur hyrja e fshatit”

Data

Banorët e fshatit Tërpan, në Bashkinë e Poliçanit, kanë protestuar duke bllokuar për rreth një orë aksin nacional Tërpan–Përmet. Ata kundërshtojnë mënyrën si po kryhen punimet për rrugën e re Tërpan–Ballaban–Përmet, duke thënë se u është bllokuar hyrja kryesore e fshatit.

Sipas banorëve, rruga ekzistuese është ngushtuar, duke e bërë të vështirë hyrjen në shtëpi dhe në plantacionet me ullinj. Ata pretendojnë gjithashtu se janë bllokuar kanalet kulluese, çka ka sjellë vërshime uji brenda fshatit.

Protestuesit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rihapjen e rrugës hyrëse, në mënyrë që të mund të lëvizin lirshëm me mjete bujqësore drejt tokave dhe me automjete drejt banesave.

Administratori i Njësisë Administrative Tërpan, Fatmir Çela, ka pranuar se shqetësimi i banorëve është i drejtë dhe se situata i është përcjellë Bashkisë Poliçan. Sipas tij, bashkia ka premtuar ndërhyrje të menjëhershme, ndërsa problematikat e krijuara nga punimet janë përgjegjësi e firmës ndërtuese.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related