Pas mbledhjes së qeverisë të zhvilluar paraditen e së premtes, kryeministri Edi Rama është parë duke u drejtuar drejt Vilës 30 në Tiranë.
Takimi me ministrat erdhi vetëm pak orë pas ndryshimeve të rëndësishme në kabinetin qeveritar, të vendosura pas një mbledhjeje 9-orëshe me grupin parlamentar një ditë më parë.
Nga ristrukturimi i qeverisë:
- Belinda Balluku u largua nga postet e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
- Albana Koçiu u emërua zv.kryeministre.
- Enea Karakaçi mori drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
- Besfort Lamallari kaloi në krye të Ministrisë së Brendshme.
- Toni Gogu u emërua ministër i Drejtësisë.
- Ferit Hoxha mori detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.
- Ermal Nufi u emërua ministër i Mbrojtjes.
- Erjona Ismaili u bë ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Lëvizja e kryeministrit drejt Vilës 30 vjen në një moment të ngarkuar politik, pas ndryshimeve të bujshme në ekzekutiv.
