Tomorr Shukulli dhe Valentina Koltraku, të arrestuar pas aksidentit tragjik ku humbi jetën një 7-vjeçar në Tiranë, janë lënë të lirë nga qelia me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg” për Shukullin dhe “arrest shtëpie” për Koltrakun, por gjykata vendosi masën e arrestit shtëpiak për të dy.
Sipas deklarimeve në seancë, Shukulli ka pohuar se ndaloi pranë të miturit dhe i dha disa para, të cilat ranë në tokë. Ai pretendon se nuk e ka parë fëmijën në momentin kur u nis me makinë pas ndezjes së semaforit, duke e përplasur aksidentalisht.
Ndërsa Koltraku ka deklaruar se udhëtonte menjëherë pas automjetit tjetër dhe nuk kishte fushëpamje të plotë për situatën përpara saj.
Të dy drejtuesit e mjeteve kanë shprehur tronditje për ngjarjen, duke e cilësuar atë aksidentale. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.
