SPAK kërkon 43 vite e 6 muaj burg për 23 të pandehur në dosjen e Universitetit Bujqësor

Data

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lexuar pretencën për 23 të pandehur në çështjen e abuzimit me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Sipas kërkesës së prokurorit Dritan Prençi, në total janë kërkuar 43 vite e 6 muaj burg për të akuzuarit që janë gjykuar me procedurë të shkurtuar, çka u jep atyre përfitimin e uljes së dënimit me 1/3.

Për disa prej të pandehurve janë kërkuar nga 3 vite burg (me ulje për shkak të gjykimit të shkurtuar) dhe heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Për një pjesë tjetër janë kërkuar dënime nga 1 deri në 1.6 vite burg, me konvertim në shërbim prove dhe pezullim të ekzekutimit të vendimit.

Ndërkohë, pesë persona të tjerë po gjykohen veçmas me procedurë të zakonshme.

Gjykata e Posaçme ka caktuar seancën e radhës më 18 mars, ku do të paraqiten konkluzionet e mbrojtjes dhe më pas pritet shpallja e vendimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related