Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur disa ndryshime në drejtimin e komisariateve në vend.
Sipas vendimeve të fundit:
- Luan Sinanaj largohet nga drejtimi i Komisariatit të Krujës dhe emërohet shef i Komisariatit të Pogradecit;
- Santiljano Ndreu, i cili më parë ishte shef i krimeve në Komisariatin nr. 5 në Kamëz, emërohet shef i Komisariatit të Krujës;
- Gentian Dedej emërohet shef i Komisariatit të Bulqizës.
Ndryshimet janë pjesë e ristrukturimeve të brendshme në Policinë e Shtetit.
