Abuzimi me fondet IPARD, Reni Ashiku merret në pyetje nga SPAK

Data

Reni Ashiku, administrator i kompanisë Converse Management Consulting (CMC), është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është marrë në pyetje në kuadër të hetimeve për dyshime abuzimi me fondet IPARD.

Hetimet lidhen me mënyrën e menaxhimit dhe shpërndarjes së fondeve të programit IPARD, një skemë financiare e Bashkimit Europian që synon mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimin e zonave rurale në vendet përfituese.

Në këtë çështje është kallëzuar edhe ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi rolin konkret të personave të përfshirë, ndërsa hetimet nga SPAK vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related