Protesta e banorëve të Rrjollit kundër ndërtimit të një resorti turistik ka vijuar edhe sot, mes tensioneve dhe përplasjeve me forcat e policisë.
Banorët kundërshtojnë projektin, duke pretenduar se cenon pronat dhe të drejtat e tyre, ndërsa akuzojnë autoritetet se po mbrojnë interesat e investitorit. Në terren ishin të pranishme forca të shumta policie për të garantuar rendin dhe vijimin e punimeve.
Burime zyrtare bëjnë me dije se 6 persona janë shoqëruar në Policinë e Shkodrës për veprime procedurale, ndërsa një prej tyre ka pësuar dëmtim në dorë. Protestuesit kanë paralajmëruar se do ta vijojnë kundërshtimin deri në pezullimin e projektit, ndërsa situata në zonë mbetet e tensionuar.
