Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dhe deputeti Erald Kapri i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar sqarim mbi të drejtën e deputetëve për t’u njohur me dosjen e SPAK ndaj zv.kryeministres së pezulluar, Belinda Balluku.
Sipas Shehajt, në Kuvend ka mbërritur kërkesa e SPAK për autorizim arrestimi, e shoqëruar me provat përkatëse, por kjo dosje nuk u është vënë në dispozicion deputetëve. Ai argumenton se votimi për një çështje të tillë pa pasur akses në prova përbën shkelje të parimeve kushtetuese dhe krijon një precedent të rrezikshëm.
Shehaj theksoi se kërkesa në Kushtetuese ka karakter parimor, me synimin që deputetët të mos detyrohen të votojnë pa qenë të informuar mbi bazën e akuzave dhe provave të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme.
