Shembet edhe një urë pranë Murrashit, rrezik për zonën

Data

Pas dëmtimit në Dragostunjë, një tjetër urë hekurudhore në linjën Elbasan–Librazhd është shembur pothuajse totalisht pranë Murrashit.

Struktura rezulton e dëmtuar rëndë, ndërsa terreni përreth ka pësuar çarje dhe rrëshqitje, duke ngritur shqetësime serioze për stabilitetin e zonës.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet përgjegjëse, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje dhe transparencë të menjëhershme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related