Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër për situatën e krijuar në juglindje të vendit, ku prej disa ditësh disa akse rrugore vijojnë të jenë të bllokuara.
Në një postim në rrjetet sociale, Blushi e cilësoi gjendjen si alarmante dhe akuzoi qeverinë për dështim në investimet infrastrukturore. Ai krahasoi rrugët e ndërtuara dekada më parë me ato të realizuara vitet e fundit, duke theksuar se sipas tij, investimet e reja me kosto të larta janë dëmtuar në një kohë shumë të shkurtër.
Blushi deklaroi se rrugët që, sipas tij, kanë kushtuar “si të ndërtoheshin me flori”, sot janë çarë dhe shembur, duke lënë pasoja të rënda për qytetarët dhe ekonominë e zonës. Ai ngriti pikëpyetje mbi përgjegjësinë institucionale dhe kërkoi reagim nga drejtësia për situatën e krijuar.
Sipas tij, izolimi i juglindjes përbën një problem serioz që kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe llogaridhënie.
