Bardhi i përgjigjet Ramës: Akset nuk po i shemb shiu, por “tornadoja” e korrupsionit me tenderat rrugorë

Data

Postimi ironik i kryeministrit Edi Rama për situatën e rrugëve ka sjellë reagimin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili akuzon qeverinë se po shmang përgjegjësinë.

Sipas Bardhit, akset rrugore në vend nuk po dëmtohen nga reshjet, por nga abuzimi me fondet publike dhe korrupsioni në tendera. Ai e cilësoi si fyese për qytetarët përpjekjen për ta lidhur situatën me motin.

Duke iu referuar krahasimit me Portugalinë, Bardhi theksoi se atje pati kushte ekstreme atmosferike, ndërsa në Shqipëri, sipas tij, problemi lidhet me keqmenaxhimin dhe hetimet për tendera rrugorë.

Ai shtoi se qeveria duhet të mbajë përgjegjësi politike për situatën e krijuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related