Një sulm me thikë u regjistrua në Gig Harbor, në shtetin e Washingtonit, ku humbën jetën katër persona. Sipas autoriteteve, një 32-vjeçar sulmoi disa persona në rrugë, duke i plagosur rëndë.
Tre viktima ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa një e katërt u transportua në spital, ku më pas humbi jetën për shkak të plagëve të marra.
Policia ndërhyri menjëherë pas ngjarjes dhe qëlloi për vdekje autorin. Rrethanat dhe motivet e sulmit janë ende nën hetim nga autoritetet lokale.
