Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të dyshuar për aksidentin e rëndë të ndodhur paraditen e sotme, ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeç.
Sipas hetimeve paraprake, fëmija është përplasur fillimisht nga një automjet i drejtuar nga Tomorr Kostandin Shukullli (1971). Më pas, një mjet tjetër i drejtuar nga Valentina Selman Koltraku (1984) dyshohet se ka kaluar mbi të.
Të dy drejtuesit janë arrestuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.
