Kryedemokrati Sali Berisha pretendon se vota e diasporës në Itali është manipuluar.
Berisha shprehet se në 50 përqind të rasteve, fletët nuk u dorëzuan tek votuesit në Itali duke shtuar se “mbi 15 mijë vota u “mbytën” në Adriatik”.
“Vetëkuptohet se asgjë më të rëndësishme dhe jetike për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare në shpërbërje të plotë se sa rikthimi i votës së lirë. Ndaj dhe kryetemë e çdo dalje në këtë platformë do të jetë mbrojtja e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë nga një bandë armiqësore ndaj saj, e kryesuar nga Edi Rama dhe narkosit e tij. Kam paraqitur disa ditë me radhë para medieve dhe publikut farsën zgjedhore të diasporës në Greqi. Skenarë të njëjtë me Greqinë janë zhvilluar edhe në zona të tëra të Italisë.
Këtu, zgjedhës të miratuar në Itali kanë qenë 91 mijë. Zarfe të dërguar në Itali janë 91 mijë. Por zarfe të mbërritur në KQZ nga Italia janë 75 mijë apo 15 mijë më pak. Çka do të thotë se 15 mijë e 474 vota u mbytën në Adriatik për arsye politike. Nuk mbërrijnë në destinacion. Grupi që po analizon ka shqyrtuar gjithsej 353 fatura që DHL ka paraqitur për dorëzimin e votave tek qytetarët shqiptarë. Nuk është u dorëzuar vota 7 përqind të votuesve, janë përjashtuar.
