Ish-kryeministri i Norvegjisë dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, është shtruar në spital pas një tentative për vetëvrasje, ndërsa ndodhet nën hetim për korrupsion të rëndë, lidhur me marrëdhënie të dyshuara me financierin amerikan Jeffrey Epstein.
Autoritetet norvegjeze nuk kanë dhënë detaje mbi rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, Instituti Norvegjez i Nobelit i ka kërkuar Jagland shpjegime për çdo përfitim financiar të mundshëm gjatë kohës që ai drejtonte Komitetin e Çmimit Nobel.
Sipas mediave norvegjeze, dokumente të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë përmendin kontakte mes Jagland dhe Epstein, përfshirë vizita në rezidencat e këtij të fundit në Nju Jork dhe Paris, si edhe një kërkesë të dyshuar për garanci financiare për blerjen e një apartamenti.
Ministria e Jashtme e Norvegjisë ka njoftuar se do t’i kërkojë Këshillit të Evropës heqjen e imunitetit të Jagland si ish-sekretar i Përgjithshëm, ndërsa hetimet vijojnë.
