Apeli i GJKKO zbut masat për 4 të dyshuar në dosjen e call center-ave

Data

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë, duke lënë në “arrest shtëpie” katër prej të dyshuarve si pjesë e rrjetit të call center-ave mashtrues në Tiranë: Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi dhe Elis Merkaj.

Ndërkohë, masa “arrest me burg” është lënë në fuqi për Hysen Xhepexhiu dhe Klaudio Kaçupi.

Të dyshuarit u arrestuan pas një operacioni të SPAK dhe BKH në dy kulla luksoze në kryeqytet, ku dyshohet se funksiononte një rrjet mashtrimi që synonte qytetarë europianë. Sipas hetimeve, disa prej tyre transportuan pajisjet e call center-it nga kulla “Atti Tower” në “Downtown One”.

Apeli konfirmoi ligjshmërinë e arrestimeve, por ndryshoi masën e sigurisë për katër prej të hetuarve, duke urdhëruar lirimin e tyre nga paraburgimi dhe vendosjen në arrest shtëpie, nëse nuk mbahen për ndonjë shkak tjetër.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related