Ja pse u arrestua kryeprokurori i Vlorës, SPAK zbulon se Aurel Zarka ka bashkëpunuar me grupet kriminale dhe…

Data

Drejtuesi Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka i arrestuar dy ditë më parë ka ndërhyrë të paktën në 8 çështje për të ndikuar kundrejt përfitimeve monetare, i ndihmuar në edhe studentja e magjistraturës Erjona Dautaj, në kohën kur kjo e fundit ka qenë oficere e policisë gjyqësore në prokurorin e krimeve te rënda.

Ndërsa dy personat e tjera Astrit Vladi dhe avokatit Radovan Çela u kanë dhënë vlera monetare kundrejt ndërhyrjeve të tyre ne zgjidhjen e çështjeve. Gjithçka është zbuluar nga komunikimet ne SKY ECC dhe Enchro CHAT, ku mësohet se vetëm prokurori Aurel Zarka ka pasur 4 kode, ku komunikonte me Dautajn, edhe kjo me llogari të saj në platforma komunikimi.

Sipas SPAK, të dyshuarit kanë ndërhyrë, marrë ryshfet dhe dhënë ryshfet funksionarëve të drejtësisë në 8 çështje penal, 4 nga të cilat të lidhura për dosjen “Toyota Yaris” që kur dosja ishte te prokuroria e krimeve te renda e me pas kur ajo shkoi në Gjykatën e Tiranës në hetimet paraprake e deri te hetimet pasurore ndaj personave të akuzuar.

Hetimet

Mes çështjeve të tjera ku ka ndikuar prokurori është edhe ajo për hetimin pasuror ndaj Suel Çës, i nisur nga operacioni “Forca e Ligjit”. Këtu kryeprokurori i Vlorës ka tentuar të ndikojë të prokurorët në Prokurorinë e Posaçme. Aurel Zarka ka ndërhyrë në çështjen penale të një gruaje me iniciale Xh. M., e akuzuar për tentativë vjedhjeje. Gjithashtu në mosfillimin e një procedimi penal për një referim, të dërguar nga Komisariati i Policisë Himarë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë; Çështjen penale në ngarkim të shtetasve Altin Veizaj etj, të akuzuar për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve”, të gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë.

Detaje të dosjes hetimore janë bërë me dije nga Prokuroria e Posaçme vetëm 24 orë më vonë pas arrestimit, sapo Policia e Shtetit, solli zyrtarisht njoftimin se ka mundur të ekzekutoje vetëm një nga 4 masat e vendosura “arrest me burg”e pikërisht vetëm për Aurel Zarkën. Sa i takon tre masave të tjera Erjona Dautaj, e cila aktualisht kishte përfunduar vitin e parë të shkollës së magjistraturës profili gjyqtare, avokatit Radovan Cela si dhe biznesmenit Astrit Vladi, masat nuk janë ekzekutuar pasi te tre rezultojnë të jene jashtë vendit. Aurel Zarja është person nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit te paligjshëm ne 3 raste dhe e kryer në bashkëpunim ne dy raste te tjera.

Erjona Dautaj, akuzohet se në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore në kohën e kryerjes së veprave penale të ketë konsumuar veprat e korrupsionit, ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Astrit Vladi akuzohet për ndikim të paligjshëm në katër raste dhe korrupsion aktiv. Ndërsa Radovan Çela është i dyshuar për korruptim të gjyqtarit ose prokurorit në 2 raste dhe ndikim i paligjshëm në 5 raste. SPAK thonë se hetimet po vijojnë për persona të tjerë të përfshirë në këtë aferë korruptive në sistemin e drejtësisë.

Pjesë nga njoftimi i SPAK

Konkretisht, veprimet e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, të korrupsionit aktiv të funksionarëve të drejtësisë dhe korrupsionit pasiv të funksionarëve të drejtësisë janë kryer në lidhje me çështjet penale të mëposhtme:
1. Procedimin penal nr.130, të vitit 2018, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në ngarkim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, të akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 287/1, 333/a/1 e (2) dhe 334/1 të Kodit Penal;

2. Procedimin penal nr.71, të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, të akuzuar për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 179/a dhe 25 të Kodit Penal, duke përfshirë seancën gjyqësore të rivlersimit/zëvendësimit të masave të sigurimit të datës 17.01.2020 të zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, fazën e hetimeve paraprake, fazën e caktimit të gjyqtarit të seancës paraprake dhe zhvillimin e seancës paraprake në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë;

3. Ekzekutimin e disa kërkesave për ndihmë juridike të dërguara nga autoritetet belge të drejtësisë, konkretisht nga gjyqtari i hetimeve paraprake pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Bruksel, Belgjikë, ndaj procedimit penal në ngarkim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi, etj, të ekzekutuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, si dhe nga Prokuroria e Posaçme;

4. Procedimin pasuror nr.1, datë 20.12.2019, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të zhvilluar në bazë të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, për pasuritë në zotërim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri;

5. Procedimi pasuror nr.24, datë 19.02.2020, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të zhvilluar në bazë të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, për pasuritë në zotërim të shtetasit Suel Cela alias Marius Lulaj;

6. Çështjen penale në ngarkim të shtetases Xh. M., e akuzuar për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, të parashikuar nga nenet 134/1 dhe 22 të Kodit Penal, të gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë;

7. Mosfillimin e procedimit penal për referimin penal nr.669, datë 26.03.2020, të dërguar nga Komisariati i Policisë Himarë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë;

8. Çështjen penale në ngarkim të shtetasve Altin Veizaj etj, të akuzuar për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal, të gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related