Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.
Sipas njoftimit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20 në rrugën “Kastriotët”. Një automjet, me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur të miturin dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Fëmija u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
