“Goditje në zemër të qeverisë”/ Shullaku: Çështja Balluku po minon Ramën

Data

Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në SHBA dhe zhvillimet e fundit lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Shkullaku u shpreh skeptik për ndikimin real që vizita në SHBA mund të ketë në planin e brendshëm politik, duke theksuar se një takim apo foto zyrtare nuk përkthehet domosdoshmërisht në mbështetje konkrete apo “oksigjen politik” për qeverinë.

Duke u ndalur te çështja Balluku, ai e cilësoi kërkesën e SPAK për arrest si një goditje direkte ndaj kryeministrit. Sipas tij, situata e krijuar tregon se mazhoranca, pavarësisht 85 mandateve, nuk ndodhet në pozitat e forta politike që ka pasur më parë.

Shkullaku përmendi edhe tensionet mes qeverisë dhe SPAK-ut, si dhe çështje të tjera si ajo e AKSHI-t, duke argumentuar se këto zhvillime përbëjnë një sfidë serioze për qeverinë dhe mund të sinjalizojnë një fazë të re në raportin mes pushtetit politik dhe institucioneve të drejtësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related