“Pse kërkohet rëndimi i masës?”, juristi: Duhet provuar çfarë ka ndodhur në tre muaj

Data

Juristi Plarent Ndreca, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet lidhur me kërkesën për rëndimin e masës ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.

Sipas tij, debati nuk ka qenë nëse pezullimi nga detyra është i drejtë apo jo, por nëse një masë e tillë është e përshtatshme për një funksion qeveritar. Ndreca theksoi se hetimet nuk janë ndërprerë në asnjë moment dhe se prokuroria ka detyrimin ligjor të argumentojë vazhdimësinë e çdo mase sigurie.

Ai u shpreh se, nëse do të ishte vendosur një masë më e rëndë si arresti me burg apo arresti në shtëpi, prokuroria do të duhej të paraqitej periodikisht në gjykatë për të justifikuar vijimin e saj. Sipas tij, thelbi i çështjes është të sqarohet çfarë ka ndodhur gjatë këtyre tre muajve dhe nëse ka pasur cenim konkret të hetimit.

Ndreca ngriti pikëpyetje edhe mbi paraqitjen e provave të reja, duke argumentuar se një kërkesë e bërë më herët duhet të mbështetet mbi rrethanat e momentit kur është depozituar, ndërsa çdo element i ri duhet të lidhet drejtpërdrejt me nevojën për ndryshim mase. Nëse nuk provohet cenimi i hetimit, sipas tij, bie edhe arsyeja për rëndimin e masës së sigurisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related