Rama largohet nga Vlora me helikopter pas vizitës disaorëshe

Data

Kryeministri Edi Rama është larguar nga Vlora me helikopter, pas një qëndrimi prej rreth tre orësh në qytetin bregdetar.

Gjatë vizitës, ai ishte i shoqëruar nga ministrja Mirela Kumbaro dhe disa investitorë. Rama zhvilloi disa inspektime, duke u ndalur në qendrën multifunksionale pranë Sheshit të Flamurit, në muzeun hebraik si dhe në zonën e ish-rrugës së Hebrenjve në qendrën historike të qytetit.

Axhenda e tij vijoi edhe në Orikum, ndërsa më herët gjatë ditës kryeministri kishte zhvilluar një tjetër vizitë me helikopter në Korçë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related