Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë me helikopter, pas përfundimit të takimeve të zhvilluara më herët në Korçë.
Ulja është kryer në fushën e aviacionit të qytetit bregdetar, ndërsa vizita është shoqëruar me masa të shtuara sigurie. Ende nuk janë bërë publike detaje të plota mbi axhendën e takimeve të kryeministrit në Vlorë.
