Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi lidhur me protestën e banorëve të Rrjollit, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një resorti në zonën e tyre dhe akuzojnë qeverinë për cenim të pronave.
Berisha deklaroi se PD mbështet pronarët e ligjshëm dhe kërkoi që çështja të zgjidhet përmes dialogut dhe dëmshpërblimit të drejtë.
“Të zgjidhet problemi me pronarët. Ne mbështesim tërësisht pronarët e ligjshëm, siç është rasti i Rrjollit”, u shpreh ai.
Ai krahasoi situatën me procesin e shpronësimeve gjatë ndërtimit të Rrugës së Kombit, duke thënë se atëherë është negociuar me pronarët dhe janë ofruar dëmshpërblime.
Berisha fajësoi qeverinë për situatën e krijuar dhe theksoi se Partia Demokratike do të qëndrojë politikisht në krah të banorëve.
