Paloka: Represioni ndaj protestuesve tregon frikë, jo forcë

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaroi se reagimi i policisë ndaj protestave të fundit opozitare është disproporcional dhe, sipas tij, reflekton frikën e qeverisë, jo forcën e saj.

Në një intervistë televizive, Paloka theksoi se elementi më domethënës i protestave është “zhdukja e frikës” te qytetarët. Ai u shpreh se, pavarësisht dhunës, arrestimeve dhe shtimit të masave represive, protestuesit po tregojnë më shumë rezistencë dhe vendosmëri.

Sipas tij, veçanërisht bie në sy përfshirja e të rinjve, të cilët, siç tha, nuk tremben nga ndërhyrjet e policisë apo ndalimet. Paloka akuzoi autoritetet për përdorim të policëve civilë pa shenja identifikimi dhe për futje provokatorësh në turmë, duke e cilësuar këtë si pjesë të një “strategjie terrori”.

Ai shtoi se sa më represiv të bëhet pushteti, aq më shumë, sipas tij, tregon dobësi. Nga ana tjetër, protestuesit, tha ai, po shfaqin rritje të rezistencës dhe gatishmëri për t’u përballur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related