Një tërmet me magnitudë 7.1 ballë është regjistruar në orët e para të së hënës pranë brigjeve të Sabahut, në Malajzi, në ishullin Borneo.
Sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), lëkundja ka ndodhur rreth orës 00:57 me orën lokale, ndërsa epiqendra është lokalizuar më pak se 100 kilometra në verilindje të qytetit Kota Kinabalu.
Tërmeti ka pasur një thellësi rreth 620 kilometra nën sipërfaqen e tokës, çka zakonisht kufizon ndikimin në zonat e banuara.
Qendra Amerikane për Paralajmërimin e Cunameve ka bërë të ditur se nuk ka rrezik për cunami. Deri tani nuk raportohen viktima apo dëme të mëdha materiale, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.
