Ina dhe Keijsi, një nga çiftet më të komentuara të “Përputhen” dhe “Big Brother Vip Albania”, u përballën me një moment të papritur gjatë emisionit “Fun Club”.
Gjatë spektaklit, Inës iu shfaq një video ku Keijsi dëgjohej duke thënë se ndjenjat e tij nuk kishin qenë reale dhe se marrëdhënia ishte pjesë e lojës për përfitime publicitare. Në pamje ai shprehej: “E kam përdorur… nuk më intereson… show është gjithçka”.
Deklaratat shkaktuan habi në studio, por Ina reagoi me qetësi, duke thënë se nuk i besonte videos dhe se njohja që ka me partnerin e saj nuk përputhej me ato fjalë. Ajo theksoi se eksperienca në “Big Brother” e kishte mësuar të mos i besonte çdo gjëje që shihte.
Pak minuta më vonë u zbulua se gjithçka ishte një kamer e fshehtë e organizuar nga stafi i emisionit. Keijsi u shfaq në studio me një buqetë lulesh, duke sqaruar se videoja ishte pjesë e lojës dhe jo një deklaratë reale për marrëdhënien e tyre.
