Trafik kilometrik në aksin Maliq – Moglicë, bllokohet hyrja në Maliq

Data

Situata e rënduar në aksin Maliq – Moglicë ka detyruar policinë të bllokojë hyrjen e mjeteve që në hyrje të qytetit të Maliqit.

Shkak është bërë një trajler i bllokuar në zonën e Lozhanit, ku qarkullimi aktualisht realizohet vetëm në një korsi. Për pasojë janë krijuar radhë të gjata automjetesh, ndërsa shumë drejtues kanë fikur makinat në pritje të zhbllokimit të rrugës.

Sipas informacioneve, qindra mjete që udhëtojnë drejt Tiranës janë prekur nga kjo situatë, mes tyre edhe familjarë me fëmijë. Autoritetet po punojnë për largimin e trajlerit dhe normalizimin e qarkullimit në segmentin problematik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related