Konflikti për një kafe në Manzë, arrestohet 31-vjeçari i akuzuar për ndihmë në arratisje

Data

Pesë muaj pas vrasjes së dy të rinjve në Manzë të Durrësit, është vetëdorëzuar në polici 31-vjeçari Gëzim Allçi, i dyshuar se ndihmoi një nga autorët e krimit të largohej nga vendngjarja.

Sipas Policisë së Durrësit, ndaj Allçit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale:

  • “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”
  • “Përkrahja e autorit të krimit”

Ai u paraqit vetë në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe dorëzoi një pistoletë sportive me gogla, duke deklaruar se e kishte pasur me vete ditën e ngjarjes.

Si ndodhi krimi

Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 tetor në Manzë, pas një konflikti në një lokal për shkak të një ekspresi kafeje. Debati mes të rinjve degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit, duke lënë të vrarë 23-vjeçarin Aranit Kurti dhe 33-vjeçarin Flori Paluçi.

Pas ngjarjes, 21-vjeçari Daniel Pepa u largua nga vendi i krimit dhe vijon të jetë në arrati. Sipas hetimeve, ai dyshohet se u ndihmua nga Gëzim Allçi për t’u larguar.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme hetimore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related