Berisha mbyll protestën: Paralajmëron tubim kombëtar dhe përshkallëzim politik

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga selia blu shpalli mbylljen e protestës së sotme të opozitës dhe paralajmëroi organizimin e një tjetër tubimi, që sipas tij do të jetë kombëtar dhe më i madhi i zhvilluar ndonjëherë.

Në deklaratën për mediat, Berisha akuzoi qeverinë për përshkallëzim të situatës dhe për përdorim të mjeteve si gaz lotsjellës dhe bomba tymuese në drejtim të selisë së PD-së.

Ai paralajmëroi kryeministrin se çdo sulm ndaj selisë së opozitës do të ketë pasoja politike, duke theksuar se mbështetësit e PD janë të vendosur të reagojnë. Në të njëjtën kohë, Berisha u shpreh se protesta e radhës do të njoftohet në ditët në vijim.

Nga ana tjetër, autoritetet kanë deklaruar se ndërhyrja e policisë është bërë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike pas hedhjes së molotovëve dhe mjeteve piroteknike gjatë protestës.

Situata në Tiranë është qetësuar gradualisht pas mbylljes së tubimit, ndërsa pritet një bilanc zyrtar për ngjarjet e mbrëmjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related