Koçiu sulmon protestuesit, opozita akuzon qeverinë për provokim dhe represion

Data

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, reagoi në rrjetet sociale pas tensioneve të krijuara gjatë protestës së opozitës në Tiranë.

Në reagimin e saj, Koçiu e cilësoi situatën si “një tjetër shfaqje me tym e flakë”, duke akuzuar organizatorët për nxitje dhune. Sipas saj, një kauzë e drejtë nuk ka nevojë për maska dhe molotovë, ndërsa theksoi se djegia e institucioneve dhe sulmi ndaj Policisë së Shtetit përbëjnë vepra penale.

“Të godasësh Policinë e Shtetit nuk është trimëri, është krim”, u shpreh ajo, duke shtuar se dhuna nuk përfaqëson qytetarët dhe as interesin kombëtar.

Ministrja deklaroi se protestat janë e drejtë kushtetuese, por theksoi se çdo akt vandalizmi apo sulmi ndaj forcave të rendit do të përballet me ligjin. Situata në qendër të Tiranës mbetet e tensionuar pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related