Gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi: Cenim i lirisë së besimit

Data

Tensione të reja janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, ku gjatë ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e protestuesve është përdorur gaz lotsjellës.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi duke e cilësuar hedhjen e gazit pranë ambienteve të xhamisë si një akt të rëndë dhe të papranueshëm. Sipas tij, në momentin e incidentit nuk kishte protestues brenda xhamisë, ndërsa besimtarët po kryenin ritet pas iftarit.

Bardhi e konsideroi ngjarjen si cenim të lirisë së besimit dhe si një veprim që, sipas tij, bie ndesh me standardet demokratike. Ai theksoi se përdorimi i forcës në ambiente pranë objekteve të kultit është i papranueshëm.

Nga ana tjetër, autoritetet ende nuk kanë dhënë një reagim të detajuar lidhur me rrethanat e përdorimit të gazit në atë zonë, ndërsa situata në qendër të Tiranës mbetet e tensionuar pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related