Pas përfundimit të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, situata para Kryeministrisë u tensionua, ndërsa disa protestues hodhën fishekzjarrë dhe bomba molotov në drejtim të godinës.
Forcat e policisë reaguan menjëherë, duke aktivizuar mjetet ujëhedhëse dhe duke përdorur spraj neutralizues për të shpërndarë turmën. Si pasojë e ndërhyrjes, një pjesë e protestuesve u tërhoqën, ndërsa disa të tjerë u afruan pranë kangjellave për të tentuar sërish hedhje mjetesh piroteknike.
Zona përreth Kryeministrisë mbetet nën prani të shtuar policore, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën për të shmangur përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.
