Gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë, fjalën e mori kryetarja e PD-së së Shkodrës, Eliona Shkreli, e cila u shpreh se qytetarët e mbledhur në shesh po japin një mesazh të fortë kundër qeverisë.
Shkreli deklaroi se protestuesit janë “ata që do të shporrin diktatorin Edi Rama”, duke e akuzuar kryeministrin për, sipas saj, shkatërrimin e arsimit, shëndetësisë dhe vlerave të vendit.
Ajo theksoi se vjen nga “Shkodra e lirisë”, duke akuzuar drejtues vendorë për lidhje me korrupsionin dhe krimin, ndërsa shtoi se qytetarët janë të vendosur të largojnë qeverinë aktuale përmes presionit qytetar.
Protesta vijon në qendër të Tiranës mes thirrjeve dhe fjalimeve të përfaqësuesve të opozitës, ndërsa forca të shumta policie janë të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë.
