Një aksident tragjik është regjistruar në Santiago, Kili, ku një kamion që transportonte gaz të lëngshëm u përmbys dhe më pas shpërtheu në mes të autostradës.
Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e rrugëve Los Atacameños dhe Avenida Fresia, pranë autostradës Autopista General Velásquez.
Si pasojë e shpërthimit, të paktën katër persona humbën jetën, ndërsa 17 të tjerë mbetën të plagosur. Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë për të shuar flakët dhe për të transportuar të lënduarit në spital.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa zona u izolua për disa orë për arsye sigurie.
