Rreth 600 qytetarë nga Vlora janë nisur sot drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga Partia Demokratike.
Sipas organizatorëve lokalë, pjesëmarrësit janë organizuar kryesisht me automjete private, duke u grumbulluar fillimisht në pika të ndryshme të qytetit përpara nisjes drejt kryeqytetit.
Qytetarët kanë deklaruar se udhëtimi i tyre bëhet në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë aktuale dhe për të marrë pjesë në tubimin e paralajmëruar përpara Kryeministrisë.
Protesta pritet të zhvillohet në orët e pasdites në Tiranë, mes masave të shtuara të sigurisë nga Policia e Shtetit.
