“Rruga Kuç–Qeparo çahet, Berisha: Aty ku ndërton ‘Rilindja’, mbeten gjurmë hajdutërie”

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas shembjes së një segmenti të rrugës Kuç–Qeparo, duke publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqen dëmtime të rënda në asfalt.

Në pamje duket një çarje e madhe përgjatë rrugës, ndërsa segmenti paraqitet i dëmtuar pothuajse plotësisht. Berisha e cilëson këtë rast si simbol të keqmenaxhimit dhe korrupsionit në projektet infrastrukturore të qeverisë.

Në postimin e tij, ai shkruan:

“Aty ku ndërton rrugë ‘Rilindja’ lë gjurmë vetëm hajdutërie, segmenti rrugës Kuç–Qeparo.”

Sipas kreut të opozitës, ky segment është vetëm një nga shumë investime që, sipas tij, kanë rezultuar problematike dhe me cilësi të dobët ndërtimi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related