Debate me tone ironike dhe batuta thumbuese u zhvilluan në Kuvend mes deputetit demokrat Saimir Korreshi dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.
Korreshi propozoi me ironi një “amendament” për mënyrën e ofendimit “me etikë europiane”, duke thënë se nëse dikush do të shante “nga nëna”, mund të përdorte shprehjen “ratione mate rahe”, sipas tij në përputhje me standardet europiane.
Në përgjigje, Manja u shpreh se Korreshi ka nevojë për trajnim në “Akademinë e Barinjve”, duke e akuzuar se pikturon Shqipërinë “me të zezë” dhe se qytetarët nuk e ndjekin më opozitën për këtë arsye.
Korreshi e pranoi me humor sugjerimin, por shtoi se “në Shqipëri mungojnë delet”, duke ironizuar situatën aktuale politike.
Replikat u shoqëruan me batuta nga të dy palët, duke e kthyer momentin në një nga episodet më të komentuara të seancës plenare.
