Ish-drejtori i KESH, Erald Elezi, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje lidhur me hetimet për tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe. Elezi, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, është shoqëruar nga policia drejt SPAK.
Ndaj tij rëndon akuza për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Elezi ka mbajtur postin e Drejtorit të Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në ARRSH në kohën kur është dhënë tenderi i Llogarasë, si dhe ka qenë anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për Unazën e Madhe.
Emri i tij doli në hetime pas zbërthimit të komunikimeve në celularin e ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi. Në të njëjtën dosje janë marrë të pandehur edhe ish-ministrja Belinda Balluku dhe Gentian Gjyli.
