Vasili: Asambleja e PS, ankand hajdutësh me logon ‘të vjedhim kudo, në çdo gjë dhe vazhdimisht’

Data

Prezantimi i drejtuesve politikë të PS për fushatën e vitit 2025, konfirmoi edhe njëherë se qëllimi i Edi Ramës është që t’u japë imunitet politik të besuarve të tij që po hetohen nga SPAK për afera që kanë tronditur vendin. Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një postim në rrjetin social “Facebook”, është shprehur dje se ankandi radhës i hajdutëve të Ramës u mbyll sot, dhe një grup hajdutësh akoma më të shfrenuar se të parët do të hidhen në qarkullim pas asamblesë. “Asambleja, ankand hajdutësh me logon: Të vjedhim kudo, në çdo gjë dhe vazhdimisht ! Kurioziteti i vetëm i asambleve të Ramës është ai kuriozitet, që shoqëron ankandet e mallrave të vjedhura. Por këtu fjala është për një ankand shumë më të madh se është ankandi i vetë hajdutëve. Pra hajdutët më të mëdhenj ngjiten më lart, ndërsa ata që nuk japin shenja se nuk mund të vjedhin më me vrullin, që kërkon Rama zbresin poshtë. Një grup hajdutësh akoma më të shfrenuar se të parët do të hidhen në qarkullim pas asamblesë. Hajdutë parash, votash, pronash me logon: “Të vjedhim kudo, në çdo gjë dhe vazhdimisht”! Një gjë është e sigurtë që vlerësimi është objektiv se ankandin e qeveris Rama, që mbetet top on the top të hajdutërisë. Ndaj sot u mbyll ankandi radhës i hajdutëve të Ramës, që japin garanci se vjedhja do të vazhdojë fort e më fort e keq e më keq se më parë. Ka dhe analistë, që ca me sinqeritet e ca se janë të paguar bëjnë ca analiza kinse politike për asambletë e Ramës. Po këtu nuk bëhet fjalë as për politikë, as për strategji zhvillimi, as për institucione apo shtet ligjor, por thjesht karroca rilindase e hajdutëve ndërroi kuajt për të ecur më me nxitim ne rrugën e hajdutërisë”, shkroi Vasili.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related