Lapaj nga Prishtina: Lufta çlirimtare nuk mund të njolloset, ish-krerët e UÇK duhet të lirohen

Data

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, mori pjesë në marshimin e organizuar në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Në fjalën e tij, Lapaj theksoi se procesi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së duhet të përfundojë me lirimin e tyre nga akuzat, duke argumentuar se lufta çlirimtare e popullit të Kosovës nuk mund të njolloset.

Ai e cilësoi tubimin si një shprehje uniteti kombëtar dhe vlerësoi zhvillimet e Kosovës drejt ndërtimit të një shteti funksional. Sipas tij, dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të përbënte një padrejtësi të madhe dhe një mesazh negativ për çdo popull që ka luftuar kundër shtypjes.

Lapaj u shpreh se lufta e UÇK-së ishte një përpjekje për mbrojtjen e dinjitetit dhe lirisë, duke shtuar se beson se ish-krerët do të kthehen të lirë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related