Tubimi masiv me moton “Drejtësi, jo politikë” në Prishtinë ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Mes pjesëmarrësve ishte edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i cili iu bashkua marshit në kryeqytetin e Kosovës. Ai u prit nga ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Në tubim morën pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i PDK-së Bedri Hamza, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, si dhe përfaqësues politikë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Organizatorët e protestës theksuan se mesazhi i saj është kërkesa për drejtësi të paanshme dhe jo një proces me motive politike ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.
