Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka paraqitur pretencën në gjyqin e njohur si dosja “5D”, duke kërkuar dënime me burg për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe persona të tjerë të përfshirë në çështje.
Sipas kërkesës së organit të akuzës:
- 11 vite burg për Redi Mollën
- 9 vite burg për Mariglen Qaton
- 4 vite burg për Taulant Tushën
- 3 vite burg për Enton Punavijan
- 3 vite burg për Julian Zanajn
- 2 vite burg për Albano Jankun
- 7 vite burg për Nestor Muhametllarin
Për tre të pandehurit kryesorë – Molla, Qato dhe Tusha – SPAK ka kërkuar gjithashtu dënim plotësues me 5 vite heqje të së drejtës për ushtrim të funksioneve publike.
Dosja “5D” lidhet me akuza për shkelje të ligjit në procedura publike dhe dyshime për korrupsion. Nga ana tjetër, mbrojtja e të pandehurve ka kundërshtuar akuzat, duke i cilësuar ato të pabazuara dhe të pambështetura në prova.
